E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Kodra Freeriders”: “Adem Avziu drejtori model që ngjall shpresat për ski qendër bashkëkohore”

Më mirë vonë se sa kurrë! Pa hapsirën e ndikimit të faktorit njeri, shkaku i mungesës të të rreshurave të borës, sezoni i skijimit këtë vit nuk ka filluar fare në shumë qendra skijimi në rajon, ndërsa shumë prej tyre edhe kanë shpallur të mbyllur këtë sezon pa e hapur fare. Gjithsesi, Tetova dhe qendra Turistike Kodra e Diellit edhe pse me vonesë, megjithatë do të ketë skijim kjo pasi ditëve të fundit të rreshurat e borës kanë krijuar kushte optimale për përgatitjet e shtigjeve të skijimit sipas standardeve të kërkuara.

Udhëheqësia e Kodrës së Diellit në krye me drejtorin Adem Avziu gjithmonë në gatishmëri ka pritur çdo ndryshin të motit, derisa shfrytëzuan maksmialisht të rreshurat e borës dhe në kohë rekorde përgatitën pistat e skijimit para se të paralajmëronin se sezoni zyrtarisht hapet të dielën (22.01.2023).

Edhe pse me pak reshje bore, kemi kohë të shkëlqyer për skijim në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”. Të gjithë ski-ashensorët, teleferikët dhe shtigjet e skijimit janë në funksion.

“Sipas paralajmërimeve meteorologjike,  nesër priten kushte të shkëlqyera për skijim.

“Mos harroni, sonte kemi skijim nate. 

Një kombinim perfekt i shtigjeve të përgatitura në mënyrë të përsosur, skijim     nën ndriçim dhe nën reshjet e borës.

E paçmuar…”, thuhet në postimin e drejtorit Adem Avziu në rrjetet sociale.

E ndërkohë puna e shkëlqyer që po bën Avziu me ekipin e tij prej kur është në punën e drejtorit ka ndryshuar komplet imazhin e Kodrës së Diellit e kjo çdo ditë vlerësohet nga gjitha anët. Mjafton të vizitosh këtë qendër turistike dhe ndryshimet e gjallëria janë evidente. Mbështetje e madhe në këtë drejtim vjen edhe nga grupi “Kodra Freeriders”, çuna tetovarë që po ‘prodhojnë’ punë të jashtëzanshme si në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, ashtu edhe në promovimin e kësaj qendre turistike.

Së fundmi, me rastin e hapjes së sezonit të skijimit, Burim Islami nga “Kodra Freeriders” ka ndarë mirënjohje për Adem Avziun, duke e vlerësuar si njeriun që po bën revulucion në Kodrën e Diellit.

Sot patëm nderin që në emër të organizatës “Kodra Freeriders” t‘ia dorëzojmë mirënjohjen më se të merituar Drejtorit që la më së shumti gjurmë dekadat e fundit dhe i ringjalli shpresat për një ski qendër me standarde botërore, z.Adem Avziu!

Patshim një sezon të mbarë!”, thuhet në postimin e organiztës “Kodra Freeriders”.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads