More

    Koalicioni i UÇK-së. PDK, AAK dhe Nisma, bashkë në zgjedhje

    Partia Demokratike e Kosovës është bashkuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën. Kandidat për kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
    “Besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kërkesa e viteve të fundit. Ky vend ka nevojë që të drejtohet nga një njeri me kredibilitet dhe ne besojmë se ky njeri është Ramush Haradinaj”, tha Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.

    Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.
    Më herët gjatë ditës së martë, Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit u bashkuan në një koalicion parazgjedhor me kandidat Avdulla Hotin nga LDK-ja. Që prej10 majit, kur me një mocion të nismës AAK dhe Vetëvendosjes u rrëzua qeveria Mustafa, githë skena politike në Kosovë u përmbys.
    Spektri politik përmban tani një koalicion të tri partive që më 10 maj bashkuan votat e deputetëve në Kuvend për t’i bashkuar tashmë edhe ato të votuesve të tyre më 11 qershor.
    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...