Industria e tregtisë njeh miliona kompani të suksesshme të fushave të ndryshme ku shumica e tyre vecohen edhe për marketingun që e bëjnë.
E këtu pa dyshim se rol të madh luan edhe logoja e firmës e cila duhet të përcojë sa më shumë informacione që është e mundur për biznesin që përfaqëson.
Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se këto logo mbajnë në vete edhe mesazhe të fshehura?
Disa nga to edhe vërehen me syrin e lirë por ka edhe të tilla që ua bëjnë më të vështirë të dalloni sekretin
Wikipedia
Globi i papërfunduar i makinerisë së informacioneve ‘Wikipedia’ sipas vetë kësaj kompanie është lënë i tillë për shkak se ende ka mundësi për të shtuar informacione të reja si dhe të shtohen edhe gjuhë të reja. Copëzat e kësaj enigme rrethore prezantojnë nga një shkronjë të secilit alfabet të cilët vetëm janë brenda në Wikipedia, transmeton ORAinfo.
Gillete
Po të shikoni mirë shkronja ‘G’, ‘i’ dhe ‘e’ kanë prerje precize duke simuluar prerje nga brisku i mprehtë i zhiletit.
BMW
Logoja e kompanisë së veturave ‘BMW’ është e njohur por ajo që mund të jetë më sekrete është kuptimi që mbetet pas saj. Një herë është menduar se logoja shfaq helikat e aeroplanit në qiellin e kaltër, duke e lidhur kompaninë me historinë e tyre të vitit 1916 kur ‘BMW’ njihej edhe për aviacion. Një variant tjetër thotë se logoja qëndron për ngjyrat zyrtare të shtetit të Bavarisë. Por pasi që në vitn 1929 ishte ilegale të vendosje ngjyra të shtetit, atëherë kompania sërish iu kthye opsionit të ‘helikave dhe qiellit të kaltër’.
Beats
Dëgjueset ‘Beats by Dre’ shfaqin një kokë duke dëgjuar muzikë me dëgjueset e po kësaj firme, përcjell ORAinfo.
McDonald
M-ja e shtëpisë së njohur të ushqimeve të shpejta “McDonald’s” është dizajnuar nga Louis Cheskin për të reprezentuar shkronjën e parë të biznesit. Në vitin 1960 kjo logo ka pasur të ndërrohet krejtësisht por Cheskin kishte sugjeruar të mos ndërrohej për shkak se njerëzit e pëlqenin se si shkronja ‘M’ ngjasonte me dekoltenë. E çuditshme!
Toyota
Fotografia shpjegon vetë!
Adidas
Është një nga firmat më të njohura të veshjeve sportive por e a keni ditur se tri shiritat e shkurtër përfaqësojnë malin? Ju mund të mendoni se Adidas e ka lidhur këtë gjë me veshjet e përshtatshme për të bërë sport edhe në hapësira malore por jo! Me anë të kësaj logoje është menduar të përçohet mesazhi që secili njeri është në gjendje të tejkalojë edhe malet nëse bëhet i vendosur.