More

    Këshilltari i BDI-së Muhamed Elmazi , reagon ndaj ASH-së dhe Lëvizjes Besa

    Sot këshilltari nga Komuna e Sarajit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Muhamed Elmazi ka  reaguar ndaj kolegëve të tij nga ASH dhe Lëvizja Besa në lidhje me dy pika të rendit të ditës gjegjësisht pika 8 dhe 9 të mledhjes së sotme të Këshillit Komunal.

    Ja çfar shkruan në profilin e tij në facebook këshilltari Elmazi :

    “Të nderuar qytetar të Komunës së Sarajit,e sidomos ju të fshatrave:Krushopek,Sillare e Epërme dhe Shishovë.
    Sot gjatë mledhjes së 5-të kishim disa pika të rendit të dites,ku pika e 8-9 figuronon si më poshtë :

    8.Propozim-Vendim për pjesmarje financiare të komunës së Sarajit në propozim projektin për zhvillim e fshatrave nga prograami për zhvillim të barabarte regjional per vitin 2018.

    9.Propozim-Vendim për pjesmarje financiare të Komunës së  Sarajit në propozim projektin për zhvillim të rajoneve me nevoja të posaçme zhvillimore nga programi për zhvillim te barabarte regjional për vitin 2018.

    Dy pikat kanë të bëjnë për një zhvillim më të hofshëm të fshatrave tone,ku byroja per zhvillim dhe Komua e Sarajit do te finaciojnë proekte të përbashkta,në këto projekte komuna jonë do të merë pjesë me 20%,gjegjesisht 50%.
    Komuna e Sarajit ka aplikuar me tre projekte
    1. Rruga e fshatit Krushopek që lidhë fshatin aktual me fshatin e mëparshëm( Kushapek i eperm)
    2. Nxemja qendrore në shkollen fillore të fshatit Sillare e Epërme
    3.Nxemja qendrore në shkollën fillore të fshatit Shishovë.
    Keshilli komunal Saraj detyrohej që ta kalon në këshillin këto dy pika,mirëpo për çudi kto pika të rendit të dites nuk u perkrahen nga keshilltaret e Aleancëss për shqipëtar dhe Lëvizja Besa.
    Këshillatarët e Bdi-së me 10 votat e tyre pro,e miratuan këto dy pika,dhe shpresojmë se këto pika do e kalojnë fazën e fundit dhe do ti realizojm edhe projekte për kta tre fshatrat tonë “ thuhet në reagimin e tij./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...

    Vajza e rreh nënën e saj në Bogovinë, policia e arreston

    MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë...