More

    Katër gjërat që duhet studiuar para se të blini një biznes

    Nëse jeni duke kërkuar për ta blerë një biznes, duhet të keni parasysh stabilitetin ekonomik të zonës, të dhënat financiare, dhe duhet të jeni kritik të çmimit të kërkuar. Por zakonisht është e vështirë të jeni kritik mbi gjithçka që ndodh në një kompani.

    Për të marrë një vendim të informuar, Manny Skevofilax, një konsulent financiar i biznesit dhe pronar i Portal Cfo Consulting, ka përpiluar një listë të gjërave që duhet të shikoni para se të blini një biznes.

    1. Duhet të dini pse biznesi është në shitje

    Kur jeni duke konsideruar një blerje të madhe, duhet të tregoheni pak skeptik. Duhet të zbuloni pse pronari aktual dëshiron të shesë? “Nëse pronari i biznesit nuk arrin të japë një arsye bindëse pse po e shet biznesin, duhet ta shihni si një flamur të kuq”, thotë Skevofilax.
    Shumica e sipërmarrësve e urrejnë idenë e shitjes së biznesit të tyre. Ata kanë qenë aty në të mirë e në të keq, kanë parë çdo ngritje-ulje prandaj duhet të kenë një arsye shumë të fortë përse duan ta shesin biznesin e tyre.
    Të gjitha këto ju duhet ti diskutoni me pronarin aktual dhe gjithashtu të pyesni dhe rreth e rrotull. Nëse ju merrni përgjigje kontradiktore ose nuhasni se pronari nuk po tregohet 100 për qind i sinqertë atëherë kjo mund të sinjalizojë probleme të mëvonshme.

    2. Përqendrimi i klientelës

    Kur ju jeni duke peshuar mundësitë tuaja për të blerë një biznes, ju do të dëshironi të dini se nga vjen pjesa më e madhe e të ardhurave. Disa biznese mbështeten në një ose dy klientë strategjike për shumicën e të ardhurave të tyre.
    Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por Skevofilax thotë se ju duhet të dini nëse ata konsumatorë do të qëndrojnë në bord pas shitjes apo jo.
    “Nëse këta konsumatorë vendosin të lëvizin biznesin e tyre diku tjetër, a do të jetë në gjendje të lulëzojë biznesi që ju jeni duke blerë?” pyet Skevofilax.
    Të njohësh klientët tuaj është një pjesë kryesore e hulumtimit të tregut që ju do të dëshironi të shihni para se të merrni një vendim.

    3. Mbajtja e punonjësve kyç

    Bisedoni me pronarin aktual të biznesit për të identifikuar punonjësit kyç para se të mbyllni shitjen, sugjeron Skevofilax. Nëse vendosni të blini biznesin, do të ketë nevojë një periudhë për rregullim. Një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar këtë tranzicion është që të mbani punonjësit tuaj vitalë. Sigurohuni që të dini se kush janë lojtarët kyç para se të blini biznesin.

    4. Kufizimet rregullatore qeveritare

    Shumë biznese duhet të jenë në përputhje me rregulla të caktuara të qeverisë. Nëse biznesi i cili dëshironi të blini ka rregulla, sigurohuni ti njihni mirë ato para se të mbyllni marrëveshjen. Do të ishte mirë që të kontaktonit me njerëz të lidhur me politikën për të parë nëse këto rregulla janë në plan për t’u ndryshuar.

    “Një ndryshim në rregullore mund të shkaktojë rritjen e shpenzimeve tuaja aq shumë sa biznesi juaj të mund të kthehet brenda natës me humbje”, thotë Skevofilax. /Telegrafia/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Halil Kastrati:Një person pyeti drejtorin e shtëpisë së të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkohen për të vendosur babain e tij në shtëpinë e të...

    Një person pyeti drejtorin e shtëpisë së të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkohen për të vendosur babain e tij...

    Merita Mustafai zëvendësohet nga një maqedonas nga Qeveria Vlen-VMRO

    Në kompaninë shtetërore ESM, ku qeveria VLEN-VMRO zëvendësoi Bujar Dardhishtën me serbin Petar Miletiq, vazhdoi largimi edhe i shqiptarëve...

    Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një...

    BDI: Nikolloski shpif qëllimisht për ti dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

    Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa...