E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Kasami: Koalicioni qeveritar punon në përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve

Kryetari i Besës dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami sot në pyetjen për ndryshimet kushtetuese deklaroi se koalicioni qeveritar punon në përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve.

“Ne si koalicion qeveritar punojmë intensivisht në partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin për të gjetur partnerë në Sofje, sepse megjithatë Sofjen duhet ta shohim ende si partnerin tonë të ardhshëm, mikun tonë të ardhshëm. Për sa kohë nuk e kemi këtë kontekst të ri, mendoj se ndryshimet kushtetuese janë të vështira për t’u zbatuar sepse nuk janë qëllim në vetvete. Pra, ndryshimet kushtetuese janë në shërbim të përshpejtimit dhe përfundimit sa më të shpejtë të procesit të integrimit të vendit në BE”, deklaroi Kasami.

Ai sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ishte për vizitë në Zhelinë.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads