More

    Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

    Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në Cërnicë të Shkupit , shkruan TV21. Nga Prokuroria kërkojnë që gjykata të shqiptojë paraburgim ndaj personit 23 vjeç, ndërsa theksojnë se i njëjti bashkë me tre persona të tjerë, natën mes 31 marsit dhe 1 prillit, kanë shkaktuar gjithsej dëm në vlerë të 285.000 denarëve.

    “I dyshuari në natën ndërmjet 31 marsit dhe 1 prillit, së bashku me tre persona të tjerë, kanë hyrë në një market të mbyllur në rrugën Vostaniçka në Shkup, kanë marrë një kasafortë metalike në vlerë prej 12.000 denarë, qarkullim ditor në vlerë prej 228.000 denarë dhe cigare në vlerë prej 45.000. denarë, gjegjësisht vlerë e përgjithshme prej 285.000 denarëve. Ata kanë mbërritur para marketit me një automjet, duke përdorur mjetet përkatëse – hebëll, pincë, etj., kanë punuar në derën e hyrjes së marketit, por nuk kanë arritur ta hapin. Njëri prej autorëve ka ndezur autmojetin dhe ka vozitur praka, duke thyer të dyja dyert rrëshqitëse. Më pas së bashku me të dyshuarit e tjerë i kanë çmontuar dhe i kanë vendosur pranë hyrjes së marketit. Përmes hapjes së bërë në këtë mënyrë, i dyshuari së bashku me persona të tjerë kanë hyrë në dhomën e dedikuar për punonjësit nga ku kanë marrë kasafortën metalike me qarkullimin ditore dhe cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

    Me kryeministrin e Kosovës kemi takime të rregullta, qoftë kur kemi qenë në opozitë, qoftë tash kur jemi në...

    Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

    Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe...

    Liqeni i Ohrit ndër më të vjetërit në Evropë

    LIQENI I OHRIT NJË NGA MË TË VJETËR NË EUROPË Ohër, 18 maj – Liqeni i Ohrit ndodhet në kufirin malor...

    Pasdite takim i kryesisë së BDI-së

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se pasdite kryesia e partisë do të mbajë takim. Takimi, siç është paralajmëruar...