Kamerat “Safe City” në përfundim e sipër në Kumanovë

Përveç Shkupit, Kumanova dhe Tetova janë komunat në të cilat po lançohet “Safe City”, sistemi elektronik për zbulimin e shkeljeve të trafikut. Në Kumanovë kamerat në fjalë janë në instalim e sipër. Të njejtat tashmë janë instaluar në disa pjesë të qytetit. Periudha e testimit është duke vazhduar, por sistemi nuk është ende plotësisht aktiv.

 

Duke filluar nga hyrja e Kumanovës, kamerat “” janë instaluar tashmë përgjatë dy bulevardeve kryesore, zonës qendrore dhe rrugëve rajonale.

 

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme njohton se instalimi i kamerave në Kumanovë nuk është përfunduar ende plotësisht.

 

“Po punojmë për zbulimin e pikave kritike ku do të instalohen kamerat. Tani për tani, është duke u zhvilluar një periudhë testimi në të cilën duhet të përcaktojmë nëse ka ndonjë mangësi dhe palogjikshmëri në sistem” – thonë nga MPB.

 

Nga 1 shkurti, kur edhe përfundon periudha testuese, qytetarët nuk do të marrin më paralajmërime, por gjoba. Banorët e Kumanovës shpresojnë se sistemi do të kontribuojë në rregullimin e trafikut kaotik në qytet. Ata presin që gjobat ti edukojnë qytetarët të mos i shkelin rregullat në komunikacion.

 

Aktualisht, ata thonë se njerëzit ngasin mbi shpejtësinë e lejuar, parkojnë ku të arrijnë.

 

Trotuaret bllokohen nga makinat dhe shoferët nuk u japin përparësi as këmbësorëve. Kurse dëshmi e mosrespektimit të rregullave në komunikacion janë aksidentet e shpeshta madje edhe me fatalitet.

 

Të përkujtojmë se kamerat nga sistemi “Qytet i Sigurt” janë instaluar tashmë në autostradat “Nënë Tereza” dhe “Miqësia”.

Më të lexuara

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm