Këtë të Shtunë në arenën Telekom në Shkup janë mbajtur garat individuale për Junior të organizuara nga federata e Atletikës së Maqedonisë. Në këto gara K.A Liria arriti ti fitojë 7 vende të para dhe 3 vende te dyta.
Seriali i triumfeve të K.A Liria qoftë në garat kolektive, qoftë në ato individuale, vazhdon mëtutje dhe vazhdimisht është duke shënuar rritje.
Nga arritjet e rezultateve të sotshme vlen të ceket kualifikimi i atletëve Ali Shabani, Besiana Mustafa dhe Anesa Hajdari në kampionatin Evropian i cili do të mbahet në Maltë.
Rezultate janë si vijojnë :
Ali Shabani doli i pari në 100 m,
Guxim Selmani triumfoi në 400 m,
Lis Kadriu në 110 m me pengesa e mbylli garën me kohën më të shpejtë,
ndërsa Berkan Emini ishte pa konkurrencë në 1500 m.
Tek femrat Besiana Mustafa fitoi vendin e parë në kërcim së gjati,
Anesa Hajdari doli e para në 400 m,
teksa në 3000 m Hajrije Aziri arriti ta mbyll garën e para.
Rezultate të mira shënuan edhe Emona Kadriu e cila në disiplinën 800 m siguroi vendin e dytë,
Irma Hajdari në 1500 m doli e dyta,
ndërsa Albina Haziri u pozicionua e dyta në 3000 m.
Trajnerët e klubit Orhan Ismani, Besart Beluli dhe Rrahman Alija u shprehën shumë të kënaqur nga arritjet e atletëve.