Janë mbyllur përkohësisht 26 objekte hotelerike gjatë inspektimeve

Njëzet e gjashtë objekte hotelerike morën ndalim të përkohshëm të veprimtarisë gjatë inspektimeve të intensifikuara që Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) kreu në të gjithë vendin këtë muaj.

 

Inspektimet u kryen për të përcaktuar nëse po respektoheshin dispozitat e Ligjit për Veprimtaritë e Hotelerisë dhe Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani. Gjatë dhjetorit, u kryen 542 inspektime, nga të cilat 269 inspektime u kryen në bazë të Ligjit për Veprimtari Hotelerike dhe 273 inspektime në bazë të Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani.

 

“Gjatë inspektimeve të kryera, u identifikuan parregullsi në disa nga personat juridikë dhe, në përputhje me dispozitat ligjore, u lëshuan 96 urdhërpagesa për kundërvajtje në shumën prej 2,823,870 denarësh. Si rezultat i kundërvajtjeve të identifikuara, u vendosën edhe 26 masa – ndalim i përkohshëm i veprimtarisë”, deklaroi Inspektorati Shtetëror i Tregut.

 

ISHT shton se do të vazhdojnë të kryejnë inspektime në periudhën e ardhshme përpara festave me qëllim mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve. (portalb.mk)

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Artikuj të ngjashëm