More

    Janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj për zgjedhjet e 8 majit

    Shkup, 7 maj – Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 1.999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes. Për raportim të zgjedhjeve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 66 gazetarë të huaj.

    Më së shumti vëzhgues vendorë janë akredituar nga Asociacioni për zhvillim të inovacioneve shoqërore- sociale “VAKE UP” Shkup – 752, pastaj Fondacionit rom për demokraci – 151, Civil – 82, Qendra për hulumtime të sigurisë – 46, Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare dhe strategji Ohër – 20, Qendra kombëtare rome Kumanovë – 14, Shoqata për promovim dhe zhvillim gjithëpërfshirës Kumanovë – 12 dhe Qendra maqedonase për zhvillim kulturor – një vëzhgues.

    Misioni i posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar madje 410 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes, shumica e vëzhguesve janë të huaj. Asambleja parlamentare e OSBE-së (OSCE PA) ka akredituar 138 vëzhgues, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup – 68 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – Komisioni ad hok për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa për dialog dhe demokraci Silba 30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Republika e Kosovës – 13, Parlamenti Evropian – 12 dhe të tjerë.

    Për të informuar rreth zgjedhjeve janë akredituar 66 gazetarë dhe punonjës mediatik nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Rojters, Asoshiejted Pres, Al Xhezira, Frans pres…

    Rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prillit e ndoqën 1601 vëzhgues, përkatësisht 915 vëzhgues vendorë dhe 544 të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Katër të lënduar në një aksident trafiku në Gostivar

    Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbrëmë në ora 2:40 në stacionin policor në Gostivar është paraqitur...

    Në RMV mbërrin Cikloni i Evropës Perëndimore – Mot jostabil gjatë gjithë javës?!

    Cikloni i Evropës Perëndimore mbërriti në vendin tonë. Do të ketë mot të ngrohtë, por pikërisht kjo do të ndikojë...

    Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

    Me kryeministrin e Kosovës kemi takime të rregullta, qoftë kur kemi qenë në opozitë, qoftë tash kur jemi në...

    Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

    Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe...