Sa i përket zgjedhjeve në degën e Strugës, derveni.info mëson se në garën e brendshme mes krahut reformator të BDI-së së Strugës dhe krahut të “të vjetërve” e ka fituar kryetari aktual, Ramiz Merko.
Krahu reformator kishin tentuar të bindin strukturat dhe krerët e partisë se Faton Pollozhani ka qënë kandidati i duhur për degën e Strugës, por me gjithë tentimet, sonte është vendosur.
Në Kuvendin e degës që do të mbahet nesër, Ramiz Merko do të marrë edhe një mandat në krye të partisë, pozitë të cilën e ushtron që prej themelimit të këtij subjekti.
Sipas burimeve të derveni.info, Merko ka marrë pëlqimin e kreut të partisë, Ali Ahmeti. Ky i fundit nga ana tjetër, ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend.

