Mot i ndryshueshëm me periudha me diell – mëngjeset të ftohta, deri në 19°C gjatë ditës
Sot në gjithë Maqedoninë e Veriut moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga -3°C në orët e mëngjesit deri në rreth 19°C gjatë ditës.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Gjatë festave të Pashkëve moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Të shtunën, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, duke sjellë paraqitje të ngricave të mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit.
Të dielën do të fryjë erë nga juglindja, e cila të hënën dhe të martën pritet të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h. Gjatë mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu.

