More

    ITSHKSH-së zgjerohet me 6 qendra rajonale dhe 2 departamente të reja

    Në një takim pune që realizuan drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri, u konfirmua vendimi për zyrtarizimin e tetë departamenteve të reja të Institut, gjashtë prej të cilave do të jenë departamente rajonale, të cilat do të shërbejnë si zgjatim i punës së institutit, i cili, tashmë e decentralizuar, do të arrijë të prekë edhe në qytetet e tjera shqipfolëse në vend.

    Në këtë formë ato do të promovojmë mundësi të reja kërkimore të njohjes së vlerave të trashëgimisë kulturore lokale. Këto gjashtë departamente do të jenë: Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Strugë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Dibër, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Manastir, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kërçovë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Tetovë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kumanovë.

    Dy departamentet e tjera janë ai i Qendrës Multimediale dhe Dokumentare dhe Departamenti i Mërgatës. E para do të shërbejë për të përafruar Institutin me standardet globale me anë të digjitalizimit, ku teknologjia audiovizuale do të përdoret për të arkivuar, dokumentuar dhe për t’ia prezantuar publikut më të gjerë hulumtimet dhe veprimtarinë e institutit. Ndërkaq Departamenti i Mërgatës përfaqëson zyrtarizmin e përpjekjes për të zbardhur fakte dhe vlera historike dhe për të shërbyer si një urë lidhëse me atë pjesë të popullsisë shqiptare e cila ndonëse larg fizikisht, mbahet e bashkuar nga ndjenja e fuqishme e kombit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...