More

    Interi përgatit goditjen e re me parametra zero

    Inter-i vazhdon të punojë për t’i dhënë Simone Inzagit një sulmues të ri, në mënyrë që skuadra të jetë shumë konkurruese sezonin e ardhshëm.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, “zikaltërit” janë duke ndjekur me shumë interes Memfis Depaj-n, me holandezin që ka mbyllur bashkëpunimin me Atletiko Madridin dhe tashmë është një lojtar i lirë. Nëse do të bindte holandezin për t’u bashkuar me ekipin e Inzagi, Inter-i do të bënte një goditje, duke ditur se nuk do të shpenzonte asgjë për këtë afrim. Depaj u largua nga Atletiko Madrid pas 18 muajsh, ndërsa lajmin se nuk do të rinovojë me “colchoneros” e bëri publik vetë sulmuesi përmes rrjeteve sociale.

    Memphis Depay, left, and Luuk de Jong, rear, warm up during the training of the Netherlands team in Zeist, Netherlands, Sunday, June 20, 2021, a day before the Euro 2020 soccer championship group C match between The Netherlands and North Macedonia. (AP Photo/Peter Dejong)

    “Nuk është e lehtë të shpjegosh atë që ndjej ndërsa shkruaj këtë mesazh, sepse mendoj se gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe. Ndoshta është më mirë ta lë këtë diskutim për një herë tjetër… Për shokët e mi, për ekipin dhe mbi të gjitha fansat, dua t’ju falënderoj për energjinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj periudhe, do t’i ruaj këto kujtime të bukura”-bën me dije ai.

    Depaj luajti 31 ndeshje në të gjitha komepticionet në sezonin që sapo përfundoi, duke shënuar 9 gola dhe duke dhuruar 2 asiste.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...