More

    Instalim i sistemit elektronik për pagesë të taksave rrugore

    Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore do të modernizojë pikave pagesore përgjatë Korridorit 8, nga Miladinovci deri në Gostivar. Tanimë është publikuar shpallje për blerje të kabinave të pikave pagesore, ndërsa vlera e parashikuar është 14 milionë denarë, apo pothuajse 230 mijë euro, shkruan gazeta KOHA. Sipas afateve në shpallje, ndryshimi i të gjitha kabinave ekzistuese të pikave pagesore në autostradën “Nënë Tereza” duhet të përfundojë për 30 muaj nga ndarja e punës së kontraktorit të zgjedhur.

    Përveç rinovimi të pikave pagesore përgjatë autostradës lindje-perëndim, vazhdojnë edhe punimet në pikat pagesore në arteriet kryesore rrugore në vend, gjegjësisht Korridorin 10, për vendosjen e një sistemi për pagesë elektronike si dhe procedura për vendosjen e pikave pagesore në autostradën në ndërtim, Kërçovë-Ohër, Milladinovci-Shtip dhe Demir Kapi-Smokvicë.

    “Pikat pagesore në Milladinovci, Gllumovë, Zhelinë dhe pikat pagesore në Tetovë dhe Gostivar do të kenë kabina të reja dhe të rehatshme, të pajisura me sisteme moderne për ventilim. Me këtë të punësuarit në pikat pagesore në autostradën “Nënë Tereza” do të kenë kushte më të mira për punë, ndërsa shoferët shërbim më efikas”, ka deklaruar për Dojçve Vele, Aleksandar Stojanov, drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Paralelisht zhvillohet projekti për modernizimin dhe zgjerimin e pikave pagesore në drejtim të autostradës jug-veri, përmes Korridorit 10, me vendosjen e sistemit elektronik për pagesë përmes transportuesve me mikrovalë dhe kartelë të mençur pa kontakt.

    Instalimin e sistemit elektronik për pagesë të taksave rrugore e kryen kompania turke “Aselsan”. Vlera e këtij investimi është 18,7 milionë euro, prej të cilëve 15 milionë euro janë mjete të siguruara nga BERZH, ndërsa paratë tjera janë siguruar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Siç është paraparë, pagesa elektronike do të kryhet përmes transportuesve me mikrovalë, gjegjësisht një lloj afishe dhe me kartelë të mençur, ndërsa sistemi elektronik do të kryej edhe kategorizimin e automjeteve. Kartelat e mençura sipas mundësisë do të jenë me parapagesë dhe postpaid, ndërsa në fillim do të shiten në kabinat e pikave pagesore.

    Në fazën e dytë do të shiten në pompat e benzinës dhe objekte të tjera të shitjes me pakicë. Gjithashtu, zhvillohet shpallja për përpunimin e dokumentacionit të projektit për vendosjen e pikave pagesore në autostradat në ndërtim e sipër Kërçovë-Ohër, Milladinovci-Shtip, Demir Kapi-Smokvicë-Gjevgjeli. Në autostradën Demir Kapi-Smokvicë, e cila duhet të vihet në përdorim këtë vit, është paraparë të vendoset një pikë pagesore e re, ndërsa ajo në Gradsko do të zhvendoset.

    Në autostradën Milladinovci-Shtip, e cila është gjithashtu në fazën përfundimtare, do të vendosen dy stacione të reja të pagesave, ndërsa te ai Kërçovë-Ohër, i cili sipas paralajmërimeve pritet të përfundojë për një deri në dy vite është paraparë një stacion i ri pagesor pas tunelit në pjesën nga Preseka.

    Qeveria tani më ka shpallur shpallje për partneritetet publiko privat, me të cilin kërkon kompani e cila do të ndërtojë pjesën e autostradës nga Gostivari deri në Kërçovë, ndërsa për këtë do të fitojë të drejtë të paguajë në pikën pagesore në tërë autostradën “Nënë Tereza”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...

    Sërish takim Toshkovski-Daçiq, i pari i policisë serbe sot në Kumanovë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të...