Mickoski: Do të ketë ndryshime në Qeveri, Arben Fetai do të kthehet në Bruksel

Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke theksuar se tashmë kjo është një “fakt”, transmeton Zyrtare.

Duke folur për zëvendëskryeministrin dhe përfaqësuesin e VLEN-it, Arben Fetai Mickoski tha se ka zhvilluar një bisedë personale me të, ku ai e ka njoftuar se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e ekzekutivit.

“Patjetër se do të ketë ndryshime, ky është fakt – do të ketë ndryshime. Pasi e përmendët zëvendëskryeministrin Fetai, po, ne biseduam personalisht unë dhe ai, dhe ai më përcolli se në të ardhmen nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë që unë e udhëheq”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, Fetai ka shprehur synimin për t’u kthyer në Bruksel, ku, siç tha ai, mund të vazhdojë angazhimin profesional në institucione evropiane.

“Duke pasur parasysh arsimimin dhe përvojën e tij në Bruksel, mendoj se mund të jetë një mundësi e mirë që ai të jetë i angazhuar në kuadër të administratës së Brukselit ose Parlamentit Evropian”, shtoi Mickoski.

 

Kryeministri theksoi se në bisedimet mes tyre është vlerësuar se përvoja e Fetait duhet të shfrytëzohet në funksion të shtetit dhe institucioneve evropiane./Zyrtare

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm