E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut. Anketa e realizuar nga institute për hulumtime politike në Shkup tregon se çdo I dyti qytetar me arsim të lartë I grup moshës nga 30 deri në 50 vjeç dëshiron ta kërkojë lumturinë e tij jashtë vendit. 15.9 për qind e të anketuarve thonë se arsyeja që duan të lëvizin janë pagat, të ndjekur nga ata që thonë se arsyeja janë mundësitë më të mira për fëmijët, shëndetësia më e mirë, arsimi dhe infrastruktura më e mirë.

 

Sipas anketës, Gjermania është zgjedhur si destinacion nga 11,8 për qind e qytetarëve, Zvicra me 6,9 ​​për qind dhe Sllovenia me 5,2 për qind. Vendet skandinave dhe Shtetet e Bashkuara janë zgjedhjet e pak më shumë se tre përqind të të anketuarve. 10 për qind e të anketuarve thanë se do të largoheshin patjetër nga vendi në 5 vitet e ardhshme.

 

Një numër i madh i të anketuarve, deri në 64.9 për qind, thonë se kanë një familjarë që tashmë është shpërngulur jashtë vendit. 70 për qind e të anketuarve besojnë se krahasuar me periudhën 5 vite më parë, niveli i emigrimit është në rritje.

 

Hulumtimi për Detektor është realizuar nga IPIS me anketë telefonike të realizuar nga data 24 deri më 26 janar të këtij viti në një kampion përfaqësues prej 1 033 të anketuarve nga i gjithë vendi.

Më të lexuara

TRAGJIKE në Shkup, vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku...

Rasti ‘Onkologjia’ Shkup: Prokuroria kërkoi paraburgim për dy ish-drejtorët, Vasev dhe Nuhi

Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me akuzat e...

Bekim Rexhepi: Bashkimi Demokratik për Integrim: Dalzotës i pushtetit dhe mbrojtës i interesit kolektiv

Barazia në pushtet është një parim themelor i Marrëveshjes...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads