Sot në mëngjes mora pjesë në takimin koordinues në Komunën e Sarajit, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Prej ditës së djeshme jemi në terren së bashku me institucionet përgjegjëse, duke ndjekur nga afër situatën dhe aktivitetet për sanimin e dëmeve.
Po punojmë në drejtim të elimiminimit të shkaqeve, dhe jo vetëm me përballimin e vazhdueshëm të pasojave.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të zbatojë projektin e përgatitur për rregullimin e Lumit të Thatë, në një gjatësi prej 13 kilometrash.
Ky projekt përfshin pastrimin dhe thellimin e shtratit të lumit, rregullimin e tij me pllaka dhe ndërtimin e një muri mbrojtës prej guri.
Zbatusi i projektit tashmë është përzgjedhur dhe, menjëherë pas emërimit të mbikëqyrjes, do të nisë realizimi.
Ky është një hap drejt një zgjidhjeje afatgjatë dhe sistematike që do të ulë ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet dhe do të mbrojë tokat bujqësore si dhe shtëpitë e banorëve të Sarajit.

