More

    Haradinaj: Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes sime

    🔴 Haradinaj: Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes sime

    Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka premtuar se Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, nëse fiton zgjedhjet në shkurt të vitit të ardhshëm.

    Në një intervistë për A2 CNN, Haradinaj theksoi se fitorja e të gjitha fitoreve është anëtarësimi në NATO, që për kreun e AAK-së sjell zhvillim dhe shuan vatra të rrezikshme.

    “UNMIK-u nuk ekziston më, zgjidhja e të gjitha çështjeve dhe problemeve është anëtarësimi në NATO. Një vend në NATO shtrin juridiksionin e vet dhe shuan vatrat e rreziqeve qofshin të brendshme e nacionaliste, zhduken. Për ne anëtarësimi në NATO është fitorja e të gjitha fitoreve. Në 100 e para të qeverisë së ardhshme nëse qeveris, vitin e parë so të përmbyll anëtarësimin në NATO”, tha Haradinaj.

    Anëtarësimi në NATO për Haradinajn forcon shtetin ligjor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Luftën kryesore e kemi që duhet të mbajmë njerëz në Kosovë, nuk duhet të kursejmë pagat. Duke kursyer pagat humbim kualitetin e atyre që shërbejnë në shtet. Kualitet i dobët e i tyre shtet i dobët. Ushtari, polici, mjeku, mësuesi. Zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ndodhë me kthesën e NATO-s. Shteti ligjor forcohet me anëtarësim në NATO”.

    Ai tha se vendi i tij tani duhet të përmbushë planin aksionar të anëtarësimit.

    “Kam arritur ta përmbyll opsionin tonë të anëtarësimit në NATO për të kaluar në planin aksionar të anëtarësimit. Është një proces i pyetësorëve detyrave e punëve. Unë mendoj që arritjet tona të dialogut dhe implementimi i obligimeve që dalin nga dialogu janë themel për hapjen e marrëdhënieve për anëtarësim të Kosovës, por duhet të përmbushim obligimet politike e ushtarake, të prodhojmë më shumë armë, planin ekonomik, infrastrukturën dhe resurset për interesa të NATO-s, t’i aktivizojmë”.

    Sipas tij Kosova duhet të shkojë me ShBA-në dhe BE-në pa e pritur Serbinë, sepse kjo e fundit sipas tij po flirton me Rusinë e Kinën.

    “Duhet të shkojmë me Amerikën e BE pa e pritur Serbinë. Serbia ka interesa të tjera, kanë agjenda të tjera, po flirton me Rusinë e Kinën”, tha Haradinaj.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Misterioz dhe i kamufluar! Audi po teston modelin e ri RS5 në rrugët e Shkupit?

    Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës...

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...