Haradinaj e quan Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku ky i fundit prezantoi ekspozenë e tij për mandatin qeverisës.

 

Në fjalimin e tij, Haradinaj e ka quajtur Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”, duke thënë se kjo është arsyeja pse, sipas tij, Kosova po përballet me shumë probleme.

 

“Ne jemi mbledhur sot për të kryer detyrën tonë, jo për t’u marrë me fjalime boshe. Ju flisni për luftë hibride, por ndoshta vetë jeni produkt i saj,” ka deklaruar Haradinaj.

 

Ai ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për problemet e shumta që, siç tha ai, po e rëndojnë jetën e qytetarëve.

 

“Lista e problemeve është e gjatë. Qytetarët po përballen me çmime të larta, me mungesë investimesh dhe me një qeveri që nuk dëgjon askënd,” shtoi Haradinaj, duke theksuar se AAK nuk sheh arsye për të debatuar mbi programin që paraqiti Kurti.

 

Deklaratat e tij erdhën pas prezantimit të ekspozesë së kryeministrit, ku Kurti kishte folur ndër të tjera për sfidat e sigurisë dhe luftën hibride që, sipas tij, po zhvillohet kundër Kosovës.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore...

Artikuj të ngjashëm