More

    Grenell: Retorika e Kurtit se është i afërt me ShBA-në është e rreme, mos u mashtroni

    Donald Trump për misione speciale, ka kritikuar Qeverinë nën udhëheqjen e Albin Kurtit për veprimet e njëanshme që sipas tij kanë destabilizuar rajonin dhe kanë penguar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

     

    Në një postim në X, Grenell është shprehur se, përkundër miqësisë së tij me shumë liderë në rajon, Kurti nuk ka arritur të jetë një partner konstruktiv për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

     

    Ai theksoi se kritikat ndaj Kurtit janë të njëjta, si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët, për veprimet e tij që, sipas tij, kanë minuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

     

    “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin.

     

     

    Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

     

    Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell në X.

     

    Ai ka përmendur gjithashtu kundërshtimin e Kurtit ndaj iniciativave të ShBA-së gjatë periudhës së administratës Trump, dhe ka shtuar se retorika e tanishme e Kurtit për marrëdhëniet me ShBA-në është “absolutisht e rreme”.

     

    “Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

     

    Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shtuar Grenell.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...

    Shqiptari nga Shkupi bëhet ministër në Siri

    Shqiptari nga Çairi, Abu Qatada Albani, është bërë ministër në Siri. Albani, i njohur edhe si Abdul Jashari, udhëhoqi...