
Punët lidhur me ndërtimin e gazsjellësit i cili kalon nëpër komunën e Sarajit dhe vazhdon për Tetovë dhe Gostivarë, edhe pse ishte planifikuar dhe vlersuar si projekt ekologjik që do të ndihmon në mbrojtjen e natyrës duket se në pjesën e trasesë që kalon nëpër malin Vodno në pjesën e fshatrave të komunës Sarajit po shkakton dëme të mëdha malit mbi fshatin Gërçec dhe Shishovë. Gjerësia e trasesë dallohet së është mjaft e madhe bile edhe më e madhe seç ishte planifikuar në projektin që Qeveria e RMV e paraqiti para opinionit. Ekspertët vazhdimisht kanë paralajmëruar se me këtë dëm që po i shkaktohet malit, pasojat direkte do ti ndjejnë banorët e kësaj zone qoftë nga errozioni i tokës por edhe nga prerja dhe zvoglimi i fondit të drujve në këtë pjesë. Mbetet të shihet reagimi i organeve kompetente dhe inspektorateve përkatëse me qëllim evitimin e dëmeve që po i shkaktohen natyrës por edhe banorëve.

