More

    Gazetarët nga TV21 dhe Reuters janë mbajtur në stacionin policor, pasi kane regjistruar me dron në protestën e Shkupit

    Dy gazetarë të Televizionit TV21 dhe një gazetar i Agjencisë “Reuters”, shtetas të Republikës së Serbisë, sot janë mbajtur në stacionin policor “Qendër”, pasi e kanë incizuar me dron protestën e mbajtur në sheshin “Maqedonia” në Shkup, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

     

    Protesta u mbajt për shkak tragjedisë në Koçani, ku nga zjarri në lokalin “Puls” kanë ndërruar jetë 59 persona.

     

    Gazetarët janë mbajtur në stacioni policor më shumë se një orë e gjysmë.

     

    Ministria për punë të brendshme konfirmoi se disa gazetarë janë thirrën në bisedë, pasi pa leje kanë regjistruar me dron.

     

    Pasdite, MPB-ja njoftoi se ndalohet përdorimi i dronëve në Koçani dhe Shtip, por nuk theksohet se ndalesa është edhe për në Shkup.

     

    Agjencia e Aviacionit Civil sot (18 mars) ka njoftuar se ka ndaluar përdorimin e dronëve në hapësirën e Koçanit dhe Shtipit në këtë periudhë. “Mbi e qytetit të Koçanit dhe Shtipit është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dron”, njoftoi Agjencia e Aviacionit Civil.

     

    Mijëra protestues u mblodhën sonte (18 mars) në sheshin e qytetit të Shkupit për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta ishte e qetë dhe filloi me një heshtje të trishtë 16 minutëshe. Qytetarët paralajmëruan se do të ketë sërish tubime të tilla.

     

    Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

    Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Pakti” Kosovë – Shqipëri – Kroaci “në kohë rreziqesh” – çfarë nënshkruan tre aleatët ballkanikë sot në Tiranë

    Ruajtja e paqes në rajon, mjedisi i brishtë i sigurisë dhe rreziqet gjeopolitike u përmenden sot në Tiranë, ku...

    Shkupi në këmbë – kujton 59 vik’timat në tragjedinë në Koçan

    Mijëra qytetarë janë mbledhur në Shkup për të kujtuar 59 personat që humbën jetën tragjikisht në diskotekën në Koçan...

    Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin! Në Spitalin e Kumanovës ndërhyri Prokuroria dhe policia

    “Për dy minuta ma kanë marr djalin, ai e ka hetuar menjëherë, se ka pasur dhimbje e ka ndal...

    Toshkovski shkarkon 6 zyrtarë të MPB-së në Shtip dhe Koçani dhe një komandant

    Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka marrë vendime për shkarkime pas tragjedisë në Koçan, raportoi televizioni Kanal 5.   EVN Online Zyrtarët...