More

    Fronti Europian: Mos e prekni gjuhën shqipe! Këto janë skenare provokimi

    Fronti Europian ka reaguar ndaj daklaratave politike të partive në pushtet dhe ndaj deklaratës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, për “heqje të dilemave” për Balansuesin dhe ligjin e gjuhëve.

    Nga Fronti Europian këto deklarata i quajnë provokuese dhe të motivuara politikisht.

    Reagimi i plotë:

    Lojrat me gjuhën shqipe dhe balanserin janë skenare të qëllimshme të pushtetit për provokim.

    Pas deklaratave politike nga VMRO, ZNAM dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë kundër Balancuesit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, sot dëgjuam edhe një deklaratë shqetësuese nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, për gjoja “heqje të dilemave” për Balansuesin dhe ligjin e gjuhëve, të cilën e shohim si të motivuar politikisht.

    Hapja e temave të këtilla dhe çdo vendim eventual në drejtim të cënimit të mekanizmave dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është asgjë tjetër veçse rikthim i Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit. Këto deklarata dhe veprime, janë skenaret e vërteta për destabilizim të vendit dhe tregojnë qartë se kush janë ata që dëshirojnë dhe provokojnë tensione.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush më del përpara e marr pas vetes

    Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet...

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...