E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme! Bexheti: VLEN të frikësuar, shërbëtorë ishin dhe të tillë mbesin!

Fronti Evropian kërkon zgjedhje të parakoshme parlamentare. Sipas Blerim Bexhetit nga BDI nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare organizimi politik i shqiptarëve nuk do të kishte kuptim.

 

Bashkimi Demokratik për Integrim, respektivisht Fronti Europian vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Sekretari organizativ njëherit edhe koordinator i integristëve, Blerim Bexheti thotë se nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare organizimi politik i shqiptarëve nuk do të kishte kuptim.

 

BLERIM BEXHETI – FRONTI EUROPIAN

 

“Kemi paralajmëruar se me të gjitha mjetet demokratike do të luftojmë që ta kthejmë dinjitetin dhe demokracinë por edhe që të ketë kuptim organizimi politik i shqiptarëve në RMV. Çka nëse e lejojmë që për së dyti her që ndodhë të vazhdon dhe ku është kuptimi që shqiptarët të kenë parti politike të veta.”

 

Shton se VLEN po frikësohet nga përballja me qytetarët prandaj edhe kanë paralajmëruar koalicioninimin me VMRO-në në zgjedhjet lokale. Bexheti është i bindur se gara është e fituar nga Fronti Europian dhe VLEN-in e quan shërbetorë të VMRO-së.

 

BLERIM BEXHETI

 

“Ata janë të vetëdijshëm që tek shqiptarët nuk kanë mbështetje të gjitha hulumtimet dhe takimet që i kemi, sigurisht që do të tentojnë, në fund të fundit ata edhe atë rrol e kanë janë shërbetorë dhe noramlisht që do të kërkojnë të vazhdojnë të shërbejnë.”

 

Se VLEN dhe VMRO pritet të shkojnë së bashku në zgjedhjet lokale e ka thënë zv.kryeministri Izet Mexhiti po edhe kryeministri Mickoski. Nga VLEN zgjedhjet lokale i kanë cilësuar si referendum kundër BDI-së kurse Blerim Bexheti përveç këtyre temave ka akuzuar këtë përbërje Qeveritare se për një kohë të shkurtër ka bërë deshqiptarizim të institucioneve dhe ka kapur institucionet e pavarura. Shembull konkret sipas Bexhetit është emrimi i Nafije Selmanit në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. /tvklan.mk

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads