More

    Formohen grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për bisedimet për qeverinë e re

    VMRO-DPMNE dhe Koalicioni VLEN i formuan grupet e punës për vazhdimin e bisedimeve për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim, konfirmuan për MIA-n burime nga të dyja partitë.

    Siç bëjnë të ditur nga VLEN për MIA-n, grupet e punës nga të dyja partitë nesër do ta mbajnë takimin e parë. Për emrat e përfaqësuesve në grupet e punës, nga të dyja partitë thonë se do t’i bëjnë të ditura përmes kumtesës.

    Bashkëpunimi, siç informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt të shtunën në shtabin e VLEN-it do të bazohet në tri shtylla – integrime evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë.

    “U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, informuan atëherë nga VMRO-DPMNE.

    Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

    Nga koalicioni VLEN pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

    Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...