More

    Filloi vendosja e pllakave të bekatonit në Bukoviç

    Shkup, 11 maj – Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndoqën nga afër punimet për ndërtimin e rrugicave me bekaton pllaka në fshatin Bukoviç të Shkupit.

    Kryetari Bekim Murati tha se ky investim kapital me vlerë prej rreth disa mijë euro, edhe pse nuk ishte paraparë në platformën parazgjedhore, po realizohet me kërkesë të qytetarëve.

    Me këtë rast, kryetari Bekim Murati nënvizoi se ndërtimi i infrastrukturës në komunën e Sarajit ka qenë një nga prioritetet më të mëdha, duke mos lënë anësh edhe fshatin Bukoviç.

    “Ky investim komunës së Sarajit i kushton mbi 1 milion denarë, kurse sipërfaqja e bekaton-pllakave është rreth disa qindra metra katrorë. Projekti është realizuar konform standarteve të kërkuara nga inxhinjerët. Komuna e Sarajit ka investuar shumë në infrastruktur, sepse infrastrktura luan një rol pozitiv për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe shoqërinë në përgjithësi. Komuna e Sarajit do të vazhdon me investimet e tjera në infrastruktur dhe lëmitë e tjera që shkojnë në interes të qytetarëve të Sarajit ”, tha kryetari Bekim Murati.

    Komuna e Sarajit, tha kryetari Murati, në vitet e kaluara investoi shumë në rregullimin e infrastrukturës, e cila ma herët ishte lënë pas dore.

    Kryetari Bekim Murati tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, në platformën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017 – 2021 do të parashikon rrumbullakimin e punimeve në shumë vendbanime të Komunës së Sarajit, me qëllim që Saraji të shëndrohet në një qendër të madhe ekonomike dhe turistike.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Behgjet Pacolli i siguron Kosovës njohjen nga Kenia

    Behgjet Pacolli i ka siguruar Kosovës një njohje të re. Ish-presidenti dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës...

    Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

    Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5...

    Zeqirja Ibrahimi i shqetësuar nga zhvillimet në VLEN, reagon në FB

    Zeqirija Ibrahimi kryetar i Alternativës përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN.   “Ideja...

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...