Ferrari i parë elektrik shitet për një rekord prej 40 milionë dollarësh

Vetura e parë tërësisht elektrike e Ferrarit ka vendosur një rekord të ri në tregun e ankandeve. Ferrari Luce i personalizuar në mënyrë unike është shitur për 40 milionë dollarë (34.5 milionë euro) në një ankand bamirësie të organizuar nga RM Sotheby’s në Shtetet e Bashkuara, raportoi “Euronews”. Shuma e paguar tejkaloi me një diferencë të madhe parashikimin fillestar të ankandit, i cili ishte mbi 1.1 milionë dollarë (rreth 950 mijë euro). Sipas shtëpisë së ankandeve, kjo është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë në ankand për një veturë të re.

 

Shitja u zhvillua rreth tre muaj pasi Ferrari prezantoi Lucen, modelin e parë tërësisht elektrik të kompanisë. Vetura, e cila ka një çmim fillestar prej rreth 550 mijë eurosh, u prit me reagime të forta, veçanërisht për dizajnin e saj. Në aspektin teknik, Luce është automjet me performancë të lartë. Disponon katër motorë elektrikë, nga një për secilën rrotë, me një fuqi maksimale prej 1,050 kuajfuqish.

Ferrari deklaron se makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në 310 km/h. Rekordi i mëparshëm për çmimin më të lartë të paguar në ankand për një veturë të re mbahej nga një Ferrari Daytona SP3, i cili u shit për 26 milionë dollarë në vitin 2025. Të ardhurat e plota nga shitja e Ferrari Luce do t’i dhurohen Ferrari Foundation, e cila do t’i përdorë fondet për të mbështetur iniciativa në fushën e arsimit.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm