E shtunë, 17 Maj, 2025
10.5 C
Skopje

Familjar, miq dhe persona nga nisma “Kush është i radhës” kanë nisur protestën tjetër në Koçan

Shkup, 17 maj – Familjar, miq e pjesëtarë të iniciativës “Kush është i radhës” sot u bënë pjesë e protestuesve në Koçan, për tragjedinë e marsit. Alsat takoi ekipet që në mesditë u nisën nga Shkupi. Nga iniciativa “Kush është i radhës” thonë se përveç kësaj të shtunë, do të vazhdojnë që edhe në të ardhmen t’u bashkëngjiten protestave të familjarëve të viktimave të ngjarjes së Kocanit.

 

 

“Shkojmë që t’i përkrahim prindërit dhe ne çdo të shtunë do t’i përkrahim. Cilat janë porositë që do i dërgoni? Porositë i dërgojmë edhe në emër personal dhe në emër të popullit se duhet të jemi atje në numër më të madh jo vetëm nga Shkupi por nga e gjithë Maqedonia që t’i përkrahim, të ndjehen që nuk janë harruar dhe që jemi me ata sepse ai proces vazhdon akoma dhe është i dhimbshëm për çdokënd”, tha Milena Janevska – Nga iniciativa “Kush është i radhës”.

 

“Mendojmë se drejtësi për këtë rast ashtu si edhe për rastet tjerë siç ishte “Modularja” ku e pamë edhe aktgjykimin dje ku vetëm një vit e gjashtë muaj për 14 viktima dhe rastet tjera. Mendojmë se edhe ky rast do të harrohet sikur rastet tjera dhe nuk do të ketë drejtësi as edhe për këtë rast”, tha Umer Muhamedi – Nga iniciativa “Kush është i radhës”.

 

Protesta e pasditës së sotme nga familjarët e viktimave dhe të lënduarve të ngjarjes së Kocanit, është e disata më radhë. Protestuesit kërkojnë drejtësi nga institucionet dhe bartësit e funksioneve.

 

Nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, i cili ndodhi mëngjesin e 16 marsit, humben jetën 62 persona, shumica të rinj, ndërsa 200 tjerë mbeten të lënduar.

Më të lexuara

Falsifikonte bileta të parkingut dhe dokumente policore – bastisje në Shkup, arrestohet 21-vjeçari

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë...

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka...

Kosovë, bora mbulon fshatin Strellc në mes të pranverës

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do jetë i freskët dhe me vranësira...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads