E shtunë, 10 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Enver Idrizi do të luaj film me Van Damme

Sapo kishte nisur të jetonte dhe vepronte në Hollivud, ai ishte kthyer në Kosovë për tu ndihmuar ushtarëve të “UÇK”-së. Fjala është për Enver Idrizin, kampionin botëror në karate, personalitetin e madh shqiptar që na ka bërë me qindra herë krenarë, shkruan “Kosovarja”.

E, megjithatë, kampioni po rikthehet sërish, tani në shesh-xhirim. Enver Idrizi është ftuar të luaj në një film të metrazhit të gjatë, ko-produksion turko-amerikan. Filmi trajton temën e islamofobisë dhe pikërisht titulli i tij është “Islamofobia”.

Siç kuptojmë, ky projekt filmik do të përpiqet të ilustrojë më mirë islamofobinë e përhapur në vende të ndryshme të botës dhe faktin se myslimanët nuk janë terroristë.

Enver Idrizi do të luaj rolin e një agjenti të CIA-së dhe siç merret vesh personazhi i tij është mjaftë i pranishëm e i rëndësishëm.

Në këtë prodhim turko-amerikan janë të angazhuar emra të njohur të industrisë së filmit në Turqi, por edhe emra të njohur ndërkombëtarisht, siç është ylli i madh hollivudian, Van Damme.

Disa skena të filmit me titull “Islamofobia” do të xhirohen së shpejti edhe në Kosovë e Shqipëri.

 

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Nikolloski: Jo bashkëpunim me BDI, kemi shumicë komode me 66-67 deputetë vetëm VMRO dhe ZNAM

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, deklaroi në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads