More

    EKSKLUZIVE/ Jep dorheqje njëra nga kandidatet për deputete të Lëvizjes Besa Miranda Ameti

    Vazhdojnë dorheqjet e njëpasnjëshme në Lëvizjen Besa.

    Nëpërmjet faqes së saj në facebook ish kandidatja për deputet e Lëvizjes Besa znj.Miranda Ameti njoftoi për dorheqjen e saj , njofton derveni.info.

    Miranda Ameti është me prejardhje nga Derveni por që jeton në Shkup.

    Miranda ka qenë njëra prej vajzave më me zë si në shoqërin civile por edhe në partin të cilës i takoi.
    Në vazhdim ju siellim tekstin e saj në facebook:

    Vendim dorëheqjeje

    Unë, Miranda Ameti sot morra vendimin tim për dorëheqje nga çdo aktivitet i Lëvizjes Besa.
    Si një aktiviste, e si një ish kandidate për deputete i këtij subjekti, shkurtimisht do t’i paraqes pakënaqësitë e mija ndaj këtij subjekti që më kërkoi besë e më la në haresë.
    Jam përpjekur me gjitha forcat e mija dhe ato të familjarëve të mijë për promovimin e kësaj levizjeje si një subjekt i ri. Por, ndodhi ajo që çdoherë i druhesha,ndodhi ajo që çdoherë dyshoja,pas zgjedhjeve parlamentare Miranda Ameti nuk egziston më për këtë lëvizje.
    Ndoshta kaq ishte nevoja e tyre, ndoshta synimi i tyre ishte ky: pesë deputetë dhe aq ne tjerët të mbetemi në mëshirë të fatit.
    Me siguri atyre tash më nuk u intereson më si dikurë që ju interesonte se unë jam një pedagoge e diplomuar dhe e pa punësuar.
    Por me siguri kjo do ju interesojë përsëri sa po të afrohen zgjedhjet lokale.
    Gjithsesi unë me dorëheqjen time jap edhe një notë pakënaqësije dhe një këshillë për këtë subjekt… Kujdesuni për shokët e shoqet që vazhdojnë të jenë në këtë lëvizje,kujdesuni siç u kujdesën ata për ju dhe për suksesin e juaj.
    Shfrytëzoj rastin t’ju kërkojë falje të gjithëve atyre që unë personalisht i futa në këtë udhë duke menduar se ishte e drejtë dhe e saktë.
    Me respekt: M.A

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    ASH-krahu i Taravarit, takim koordinues për zgjedhjet e brendshme partiake

    Aleanca për Shqiptarët njofton se ka filluar takimet koordinuese për zgjedhjet e brendshme partiake, prej ku do të përpilohen...

    Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht Ukrainën

    Ishte fitorja e parë në histori përballë Ukrainës dhe erdhi në momentin më perfekt të mundshëm. “Legjionarët” tanë kanë shkruar...

    Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së sipërfaqeve publike dhe të trafikut...

    Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale - Shkup ditë e natë realizon aktivitete për mirëmbajtjen në nivelin maksimal të pastërtisë së...

    Xhaferi: Tallje nga komuna e Gostivarit se borxhi 1.5 milion euro në arsim vjen si shkak i Luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

    Valdet Xhaferi nga Bashkimi demokratik per integrim në rrjetin e tij social i cili ka komentuar borxhin e komunës...