E mori me dhunë bashkëshorten në pyll, e lidhi për një pemë dhe e rrahu me objekt të fortë

Dhunë të tmerrshme ka pësuar një e re nga Shkupi nga bashkëshorti i saj, i cili e çoi në pyll, e lidhi për një pemë dhe e rrahu me një objekt të fortë. Policia e arrestoi dhunuesin natën e kaluar pas kallëzimit të gruas, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Pa Censurë.

 

 

“Më 01.09.2026, në orën 20:40, në Shkup, punonjësit e policisë së SVR Shkupit e privuan nga liria Lj.F.D. (27 vjeç) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm të gruas së tij 21-vjeçare se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht, e më pas e kishte çuar në një zonë pyjore në rrethin e Shkupit, ku e kishte lidhur për një pemë dhe e kishte sulmuar me një objekt të fortë”, njoftoi MPB.

 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm