Dy persona të lënduar në nëntë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara

Shkup, 24 korrik – Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në dy aksidente prej gjithsej nëntë që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB -Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 52 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë kanë drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit dhe 19 shoferë para se të pajisen më të drejtën e ngasjes së automjetit.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 76 gjoba, 18 për automjete të paregjistruara, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 67 automjete.

Janë dënuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në kalimin për këmbësorë, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë leje për kalimin e këmbësorëve dhe një shofer për parakalim të parregullt.

Për mospërdorimin e kapelës mbrojtëse nga ana e shoferëve të motoçikletave dhe moped janë sanksionuar 17, për mospërdorim të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve 17, shtatë shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë gjatë kohës së drejtimit të automjetit dhe 12 shoferë të cilët kanë përdorë telefonin celular gjatë ngasjes së makinës.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm