Dy komedianë rusë vënë në lojë Zoran Zaev, shtiren si Poroshenko dhe Stoltenberg

Dy komedianë rusë kanë vënë në lojë kryeministrin Zoran Zaev duke iu prezantuar në telefon si presidenti ukrainas, Petro poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vladimir Kuznetsov dhe Aleksey Stolarov kanë telefonuar Zaevin në gusht të vitit 2018, janar dhe prill të vitit 2019, duke folur për çështje si situate në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus dhe Autoqefalia e kishës.

Dy komedianët kanë imituar presidentin Poroshenko, që thotë se Autoqefalia mund të fitohet nëse patriarkut Bartholomeu do t’i paguhen 100 mijë euro.

Këtë pjesë Zaev e ka hedhur poshtë në një konferencë të sotme për shtyp përmes së cilës e ka quajtur veten viktimë të transparencës.

“Unë jam në punë, është kërkuar nga gjoja presidenti Poroshenko që të vendosë kontakt me mua, jap termin në mes takimeve, atëherë kur edhe bisedoj.

Pranë meje në të shumtën e rasteve qëndron një nëpunës, ky është Dane Talevski, ose Bojan Mariçici, ose një pjesë e këshilltarëve të tjerë të cilët mbajnë procesverbal, fillimisht procesverbal për t’u vendosur në arkivin e shtetit, por edhe që t’i njoftojmë mediat”, u shpreh Zaev.

Ai ka shtuar se do të kërkojë ndjesë, por se nuk mban përgjegjësi askush prej anëtarëve të qeverisë.

Më tej kryeministri Zaev ka shtuar se në lojën e komedianëve kanë rënë edhe figura si Macron, Erdogan apo Elton John.

 

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Artikuj të ngjashëm