E hënë, 12 Maj, 2025
16 C
Skopje

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë Luginën”, që u organizua nga Unioni i Afaristëve Vizioni Pmb, mori pjesë drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti-Komerc”, z.Xhemail Dauti, drejtori i “Dauti-Komerc”-Shkup, z.Hamim Dauti dhe drejtori i “Dauti-TransportSheped”, Daim Ramdani. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës afaristë nga të gjithë trojet shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, diaspora, përfaqësues politik, Oda Ekonomike rajonale dhe nga sektori qytetarë.

Në këtë konferencë u kërkua nga të gjithë afaristët shqiptarë fuqizimi ekonomik i Luginës, ku u kërkua nga të gjithë afaristët rajonal investime direkte dhe indirekte në hapjen e perspektiva zhvillimore për këtë rajon të margjinalizuar në aspektin ekonomik.

Komuniteti i biznesit nga Lugina, konkretisht prodhuesit,  kërkuan rritjen e partneritet me afaristët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, që të promovohen produktet e tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Dauti-Komerc”, shprehi gatishmërinë për distribuimin e produkteve të prodhuesve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ata konstatuan bashkërisht  se konferenca ishte e frytshme dhe do të japë rezultate konkrete në të ardhmen e shkurt në intensifikimin e  bashkëpunimit ekonomik.

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads