Në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair Merale Ferati mori pjesë në iftarin e përbashkët me stafin dhe kolegët e institucionit.

Në iftar morën pjesë punonjës shëndetësorë, gjegjësisht me ekipin kujdestar të spitalit, të cilët patën mundësi të kalojnë momente së bashku në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë.

