Sot drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Dr. Meral Uzeiri Ferati zhvilloi një takim pune me Ministrin e Ekologjisë, z.Muhamed Hoxha.
Gjatë këtij takimi u diskutua për përmirësimin e kushteve mjedisore në institucionet shëndetësore, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për pacientët dhe stafin mjekësor.
Falenderojmë ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim në projekte të përbashkëta në të ardhmen.

