E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

“Do të mbesin vetëm tentativa”, Ahmeti: Gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi ka vizituar Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin Aargau në Zvicër, përcjell TV21. Ahmeti gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e shkollës në këtë kanton, Riza Demajn dhe aktivistin Sejdi Gega, tha se sulmet ndaj gjuhës shqipe në Maqedoni, do të mbeten vetëm tentativa për cenimin e së njëjtës.

“Jemi gjenerata më me fat, për 20 vjet kemi realizuar qëllimin në kontinuitet, në burgje, me sakrifica, por nuk u shkëputëm kurrë, deri në çlirimin e Kosovës. Çlirimi i Kosovës është arritur me gjak…lirinë e kemi fituar, çlirimin me aleatë, se pa aleatët e mëdhenj, nuk arrinim dot ta çlirojmë Kosovën, pa aleatë nuk arrinim dot ta ndryshojmë statusin juridik e politik, dhe shqiptarët e Maqedonisë të jenë shtet formues. Sot shqiptarët në Maqedoni kanë universitete, kanë simbole kombëtare, kanë gjuhën. Edhe përkundrazi ca tentativave, që unë mendoj që do të mbesin vetëm përpjekje të dështuara, sepse gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet”, tha mes tjerash Ahmeti.

https://www.facebook.com/share/p/15ksfoWCST/

 

 

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads