Djali i Mijallkovit për katër muaj ka paguar dy milionë euro borxh ndaj shtetit

Në listën e re të kompanive që janë borxhlinj në Drejtorinë për të Ardhurat Publike (DAP), nuk ndodhet më “Divelop Grup”, e cila para katër muajsh kishte borxh mbi 2 milionë euro. Kompania, bashkëpronar i së cilës është Jordan Mijallkov, djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, e ka shlyer borxhin dhe nuk figuron më në listën e DAP.

 

Lista përfshin detyrime në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve për sigurim të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave.

 

Nga gjithsej 5.240 debitorë, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë. Krahasuar me muajin paraprak, numri është rritur me dy kompani dhe 38 persona fizikë, ndërsa borxhi i përgjithshëm i papaguar është rritur për rreth 7,3 milionë euro.

 

Vetëm borxhi në bazë të tatimeve dhe kontributeve arrin në 13,46 miliardë denarë, ose rreth 218,8 milionë euro. Brenda një muaji, ky borxh është rritur për pothuajse 7,5 milionë euro.

 

Në total, pjesa më e madhe e 221,8 milionë eurove që shteti kërkon nga debitorët lidhet me tatimet dhe kontributet e papaguara./Lideri

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Artikuj të ngjashëm