More

    Disa rajone në Maqedoni në fazë portokalli – institucionet me rekomandime

    Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër në fazë portokalli, pasi që Qeveria ka mbajt seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandime. Do të preket edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme.

    Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11 dhe 12 qershor territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanc, Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të larta të fazës së portokalltë, për shkak që Qeveria ka mbajt seancë të jashtëzakonshme shkaku i paralajmërimeve për valë të nxehtë në shtet dhe ka miratuar rekomandimet përkatëse deri tek Ministria e Shëndetësisë, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Qeverisë.

    Qeveria për qytetet që do të preken nga faza portokalli rekomandon që grupet më të prekura të popullsisë, pra gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga detyrimet e punës. Në kopshte nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxjerrën jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë.

    Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, Qeveria u kujton punëdhënësve detyrimin për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...