Agjërimi është praktikë e rëndësishme në tradita fetare dhe, në shumicën e rasteve, mund të realizohet në mënyrë të sigurt. Megjithatë, nëse keni probleme shëndetësore, apo bëhet fjalë për shtatzëni, gjidhënia, diabet apo ndonjë sëmundje, është e rëndësishme që nëse dikush dëshiron të agjërojë, të konsultohet paraprakisht me mjekun për të përcaktuar nëse mund të realizohet agjërimi pa rrezik, raporton Health.Cornell.edu.
Nëse dikush përdor medikamente, duhet të bisedojë me mjekun për të kuptuar nëse mund të ndalohen përkohësisht apo të merren pa ushqim dhe lëngje. Në rast se dikush ndihet keq gjatë agjërimit, duhet të pushojë, të pijë ujë apo pak lëng frutash dhe të kërkojë ndihmë mjekësore nëse simptomat nuk përmirësohen.
Këshilla për agjërim të shëndetshëm gjatë Ramazanit nga Sonya Islam, që është ish- dietologe e licencuar dhe praktikuese e fesë myslimane.
Hidratimi
Ajo ka rekomanduar të pini ujë disa herë gjatë natës, edhe nëse nuk ndjeni etje – sepse etja është shenjë që trupi tashmë është i dehidratuar.
“Thyerja e agjërimit me ujë është tradicionale dhe e dobishme, pasi i jep trupit hidratimin e nevojshëm përpara se të hutohemi me ushqimin”, ka thënë ajo.