Digjet autobusi në rrugën nga Meka në Medinë, vdesin 45 persona që kishin shkuar për të bërë Umra-n

45 pelegrinë indianë kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mori flakë gjatë një aksidenti pranë Medinës në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autoritetet e qytetit indian Hyderabad, përcjell TV21.

 

 

-Autobusi kishte 46 pasagjerë, tha VC Sajjanar në një konferencë për media, duke shtuar se një burrë i cili ka mbijetuar aksidentin është dërguar në kujdes intensiv në një spital lokal.

 

Shumica e viktimave janë nga Hyderabad-i, në shtetin jugor Telangana.

 

 

Pelegrinët po udhëtonin nga qyteti i shenjtë i Mekës drejt Medinës kur ndodhi aksidenti, bëri të ditur qeveria e Telanganës në një deklaratë, raporton BBC.

 

Ata kishin shkuar në Arabinë Saudite për pelegrinazhin Umrah, një version më i shkurtër i Haxhit, pelegrinazhit më të madh islam.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit kanë...

Artikuj të ngjashëm