Sot në hapsirat e Komunës së Sarajit është zhvilluar debat për propozim buxhetin e komunës pë vitin 2018, kanë njoftuar përmes profilit zyrtarë në Facebook të Komunës së Sarajit.
Në debat shihet se marrin pjesë shumë përfaqësues të Shoqatave kulturo-artistike dhe Shoqatave sportive bashkë me përfaqēsuesit e Komunës Saraj.
Kjo praktikë e munguar deri më tani pritet të jep rezultate pozitive për zhvillimin e kulturës por edhe sportit në komunën tonë. Realizimi në praktikë i këtij dialogu mbetet të shihet në periudhën në vazhdim, por sidoqoftë eshtë një sinjal pozitiv për të gjith banorët e Sarajit./derveni.info