E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Deputetja e BDI-së Dijana Toska, përgënjeshtron lajmin se ka aderuar në një parti tjetër

Deputetja e BDI-së Dijana Toska nëpërmjet faqes së saj zyrtare në facebook , ka përgënjeshtuar spekulimet se ajo ka aderuar në një parti tjetër.

Të nderuar miq,

Së fundmi kam hasur në disa spekulime të pabaza nëpër profile të ndryshme që dyshojnë për përfshirjen time në një parti tjetër, vetëm pse djali im është shfaqur në foto me miq të tij që mbështesin parti tjetër.

Dua të theksoj qartë se bindjet politike të miqve të djalit tim nuk kanë lidhje me bindjet e mia personale dhe të familjes time.

Respektoj lirinë e secilit për të zgjedhur vetë orientimin e tij politik dhe besoj se miqësitë dhe lidhjet familjare nuk duhet të ndikohen apo të shkatërrohen nga dallimet politike.

Sa për mua, unë i qëndroj besnike partisë time dhe Frontit europian, asaj që kam mbështetur për vite me radhë, dhe nuk kam asnjë qëllim ta ndryshoj këtë përkatësi.

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë në të cilën jam e kyqyr dhe do të jetë e fundit. Përkushtimi im ndaj partisë time është i palëkundur dhe do të vazhdoj ta mbështes atë me të gjitha forcat.

Me nderime,
Dijana Toska

Deputete e BDI-së

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads