Çmimet e karburanteve me rregull të ri: Vendim një herë në javë, dizeli ja sa mund të shtrenjtohet

Komisioni Rregullator për Energjetikë (RKE) ka ndryshuar metodologjinë për përcaktimin e çmimeve të derivateve të naftës, duke vendosur që çmimet maksimale me pakicë të përcaktohen vetëm një herë në javë, çdo të hënë.

 

Rregullorja e re, e miratuar më 4 mars, parasheh që llogaritja e çmimeve të bazohet në mesataren e shtatë ditëve të fundit. Me këtë vendim është hequr edhe mekanizmi që i lejonte RKE-së të bënte korrigjime të jashtëzakonshme gjatë javës kur ndryshimet në bursë ose kursi i këmbimit kalonin pragun prej 2 denarësh për litër.

 

Njohës të tregut paralajmërojnë se, sipas lëvizjeve aktuale të çmimeve të importit, dizeli mund të shtrenjtohet javën e ardhshme nga 12 deri në 15 denarë për litër, duke arritur rreth 85 denarë.

 

Sipas analistëve, vendosja e një cikli javor të çmimeve mund të krijojë presion mbi furnizimin në rast të rritjes së shpejtë të çmimeve të importit gjatë javës, pasi tregtarët nuk mund të ndryshojnë çmimet deri në vendimin e radhës të së hënës.

 

Ndërkohë, në disa pika karburanti janë raportuar radhë dhe tensione për furnizim me dizel. Në një njoftim të shpërndarë me vulën e kompanisë Lukoil përmendet kufizimi i shitjes së dizelit për kamionë të rëndë, traktorë dhe autobusë deri në 50 litra, si dhe ndalimi i furnizimit në kanistra të pasigurt.(INA)

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Artikuj të ngjashëm