Çmime të larta në Ohër për turistët sikur në Monako?!

“Ohri është i shtrenjtë? Atëherë mos ejani!” – Ky është reagimi i drejtpërdrejtë i një punonjësi lokal në sektorin e gastronomisë në Ohër, ndaj ankesave të shumta të turistëve për çmimet gjithnjë e më të larta në këtë qytet turistik.

 

Në disa prej kafeneve dhe restoranteve në qytet, një kafe ekspres kushton 150 denarë, apo 2.50 euro, ndërsa një Americano arrin çmimin prej 170 denarësh apo gati 3 euro. Një sallatë e zakonshme mund të shkojë deri në 600 denarë apo 10 euro, ndërsa një racion patate të skuqura kap çmimin prej 350 denarësh apo gati 6 euro.

 

Një tjetër rast që ka ngjallur reagime është rizotoja, që arrin në 900 denarë (15 euro), ndërsa një mëngjes me vezë, proshutë dhe perime kushton 430 denarë (7.50 euro), raporton portali “Lokalno”.

 

Megjithëse qyteti është aktualisht i mbushur me vizitorë, shumë pronarë të kapaciteteve akomoduese raportojnë një rënie të dukshme të numrit të turistëve krahasuar me vitin e kaluar.

 

Çmimet e larta po krahasohen me ato të vendeve fqinje, dhe për shumë turistë të huaj, Ohri po del të jetë një destinacion gjithnjë e më pak konkurrues nga ana financiare. Ndërkohë, reagimet në rrjete sociale janë të shumta dhe të ndara: disa i quajnë çmimet të pajustifikueshme, ndërsa të tjerë mbrojnë tregun lokal, duke thënë se kush nuk ka mundësi, le të mos vijë.(INA)

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm