More

    “Çashkë”, protestuesit kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe

    Gazetar: Avni Tahiri  Edhe gjatë ditës së sotme Çashka mbetet e bllokuar. Bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit, vazhdon të mbajë peng funksionimin e shkollës fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 150 nxënës shqiptarë dhe maqedonas të kësaj komune.

    Protestuesit kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe në një fshat tjetër, dorëheqjen e drejtoreshës dhe kthimin e kompetencave të arsimit kryetarit të komunës së Çashkë.

    Që nga fillimi i protestës ndodhen edhe disa incidente nga ana e protestuesve dhe sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Halit Ferati ishte sulmuar edhe një inspektor i cili kryente punën në terren. Por sipas MPB-së sulmi ndaj inspektorit nuk është denoncuar në Policinë e Çashkës, por atë të Velesit.

    “Me datë 15.01.2024, SPB Veles ka pranuar një raport me shkrim nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit se më 25.12.2023, një grup prindërish duke protestuar para SHF “Todor Janev” e kanë penguar punonjësin e tyre që të kryej inspektim të jashtëzakonshëm në shkollë. Personi për të cilin ankuesi ka treguar në raportin me shkrim se e ka penguar të hyjë në shkollë është thirrur në policinë e Çashkës. Njoftim për ngjarjen i është dërguar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Prokurorisë Themelore Publike Veles me dokumentacion të plotë”, thonë nga MPB.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se sa i përket sulmit fizik ndaj drejtoreshës së SHF “Todor Janev” në Çashkë njësiti i Policisë Çashkë, ka thirrur persona, është bërë kallëzim përkatës dhe është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës së kundërvajtjes. /Alsat.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...

    “Përdhosja” e flamurit shqiptar nga polici në Kumanovë, reagon hoxha nga Shkupi

    Përdhosja e Flamurit shqiptar në Kumanovë nga ana e zyrtarit policorë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,...

    Ngjarjet në Kumanovë, mblidhet BDI

    Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, njoftojnë nga partia e integristëve, transmeton...