Këshilli i Vetqeverisjes vendore Bukoviq, me vetiniciativë bënë zgjerimin e rrugës dhe rregullimin e trotuareve brenda fshatit.
Duket se puna ka ecur mirë dhe kjo inicijative e banoreve ka sjell rezultatin e deshiruar. Rruga e Bukoviqit tani i ngjan një vendbanimi modern, si dhe është rritur siguria për fëmijët të cilet frekuentojnë këtë rrugë për në shkolleë.
Kohën e fundit vërehen inicijativa të tilla ne shumë vendbanime të Komunes së Sarajit, të cilat jane si rezultat i mungesës së investimeve nga organet kompetente. Siqoqoftë kjo inicijativë e shkëlqyer e banorëve besojmë të jetë një shembull i mirë edhe për organet kompetente që të zgjohen nga gjumi.
Këshillit të Vetqeverisjes Vendore Bukoviq i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen./derveni.info