Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si kordinator Nacional në kuadër të Qeverisë, njofton derveni.mk.
Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq,
Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si Koordinator Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja – një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit.
Falënderoj Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin.
Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë.
Me respekt,
Blerant Ramadani, shkruan në faqen e tij në facebook.